#### Përmbledhja për garancinë e kufizuar njëvjeçare të Apple Apple garanton produktin fizik dhe aksesorët e përfshirë për defektet në materiale dhe prodhim për një vit nga data e blerjes fillestare në pikat e shitjes me pakicë. Apple nuk garanton kundër konsumimit të përditshëm, as kundër dëmtimeve të shkaktuara për shkak të aksidenteve dhe abuzimit. Për të përfituar shërbim, telefonojini Apple ose vizitoni një Apple Store ose një ofrues shërbimi të autorizuar nga Apple - opsionet e disponueshme të shërbimit varen nga shteti në të cilin kërkohet shërbimi dhe mund të kufizohen brenda shtetit ku është kryer fillimisht shitja. Mund të ketë tarifa për telefonatat dhe për dërgesat ndërkombëtare, në varësi të vendndodhjes. Sipas kushteve të plota dhe informacioneve të detajuara për përftimin e shërbimeve të disponueshme tek [apple.com/legal/warranty](https://www.apple.com/legal/warranty/) dhe te [support.apple.com](https://support.apple.com/en-euro), nëse dorëzoni një pretendim të vlefshëm brenda kësaj garancie, Apple do t'jua riparojë, zëvendësojë ose rimbursojë produktin tuaj fizik sipas gjykimit të vet. Përfitimet e garancisë jepen si shtesë e të drejtave të garantuara nga ligjet vendore për konsumatorët. Mund t'ju kërkohet të paraqisni detaje të provës së blerjes kur paraqisni një pretendim brenda kësaj garancie. 011626-1 WAR-AL